Dua Lipa rrëmben tri çmimet kryesore në Spanjë

0
112

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka fituar tri çmime në mbrëmjen e “LOS40 Music Awards”, në Madrid të Spanjës.

“Artisti më i mirë internacional”, “Albumi më i mirë internacional”, dhe “Kënga më e mirë internacionale”, janë çmimet që ajo mori.

Është sh[prehur e lumtur për këto çmime, duke postuar edhe fotografi dhe një status.

“Çfarë nate! Tri çmime! ‘Artisti më i mirë internacional’, ‘Albumi më i mirë internacional’, dhe ‘Kënga më e mirë internacionale’ për këngën ‘New Rules’! Faleminderit LOS40 Music Awards për një mbrëmje të tillë kaq të përsosur!”, ka shkruar Dua Lipa në Instagram.

Kjo ndodhi pak ditë më vonë pasi ajo publikoi këngën edhe më videoklip me këngëtarin e njohur Andrea Bocelli./OxygenPress

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu