Dua Lipa, pretendentja kryesore për çmimin Grammy Awards

0
74

Dua Lipa dhe Bebe Rexha,  janë ato që janë renditur në mesin e tetë artistëve që janë nominuar, për çmimin prestigjioz Grammy si artisti më i mirë.

Ndërsa sa i përket zërave se kush do ta fitojë këtë çmim prestigjioz, gjasat më të mëdha sipas shkrimit të fundit në Forbes nga kritiku i muzikës Hugh Mclntyrem janë për kosovaren Dua Lipa.

“Dua është ylli më i ri i globit”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e Forbes, ndërsa ky çmim do t’i siguronte një të ardhme të sigurt ndërsa do i shtonte edhe më shumë presionin për një çmim tjetër Grammy.

Çmimet prestigjioze Grammy, mbahen më 10 shkurt ndërsa Dua Lipa është e nominuar në dy kategori që janë: “Artistja më e mirë e re” dhe “Kënga më e mirë e zhanrit Dance”.