Dua Lipa me performancë spektakulare në festivalin italian të Sanremo-s

0
354

Në mbrëmjen e katërt të edicionit të 70-të të festivalit italian të Sanremos, atmosfera është ndezur nga këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

E veshur me të zeza, Dua dhuroi një performancë spektakulare me këngën “Don’t Start Now” në skenën e “Ariston”, shkruan Gazeta Sinjali.

Për performancën në Sanremo, shkruajti edhe vetë artistja në rrjetin social Instagram. Ajo përmes disa imazheve të publikuara nga kjo performancë, falënderoi festivalin.

“Faleminderit San Remo”, shkruajti ajo shkurtimisht në gjuhën angleze në mbishkrimin e fotografive.

Teksa kujtojmë se krahas Dua Lipës në mbrëmjen e tretë të festivalit bashkëprezantuese ishte edhe moderatorja e njohur shqiptare, Alketa Vejsiu.