Dua Lipa dhe Madonna sjellin bashkëpunim, “ëndërr e bërë realitet”

0
158

Dua Lipa solli ëndrrën e bërë realitet; bashkëpunimin e parë me Madonna, mbretëresha e popit, dhe Missy Elliott, një nga këngëtaret më të suksesshme të muzikës rep.

Projekti i publikuar pak orë më parë, është një remix i këngës “Levitating” të Duas, e publikuar për herë të parë në prill të 2020-ës. Remix-i është punuar nga The Blessed Madonna, DJ amerikane e cila më parë njihej si The Black Madonna.

Ndonëse Madonna nuk shfaqet në klip, zëri i saj i ndërthurur me atë të Dua-s s’mund të mos dallohet. Kënga, merr një tjetër dimension kur Missy Elliott nis të repojë ashtu siç mund ta bëjë vetëm ajo. I dashuri i Dua-s, Anwar Hadid s’mund të mungonte në projektin e ri.

Për herë të parë, këngëtarja me origjinë shqiptare njoftoi për bashkëpunimin e rëndësishëm në 27 korrik, kur tha se do të punonte me “idhujt e saj” për remiksin e ri.

Jo më kot ky remix konsiderohet, “ëndërr e bërë realitet” pasi Dua e ka thënë shpesh që nëse ka një këngëtare të cilës do të donte t’i ngjasonte, është Madonna.