Dua Lipa bashkëpunim me legjendën e muzikës italiane, Andrea Bocelli

0
53

BBC ka njoftuar se shumë shpejtë do të publikohet një këngë në mes të këngëtares kosovare me famë botërore, Dua Lipa dhe legjendës së muzikës, italianit Andrea Bocelli.

Bashkëpunimi i tyre do të mbajë emrin “If Only”.

Kujtojmë se Andrea Bocelli që njihet si legjendë e muzikës italiane, është një prej këngëtarëve më të pëlqyer në botë.

Kënga me Dua Lipën do të jetë pjesë e albumit të tij më të ri që shumë shpejtë pritet të dalë në treg, me emrin “Si”.

Kënga e katërt në album do të jetë kjo me këngëtaren me origjinë kosovare, Dua Lipa.

Deri tani, kemi vetëm një pjesë të shkurtë të baladës klasike që është publikuar./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu