Dritëro Agolli: Ata që duhen e torturojnë njëri-tjetrin…..

0
1161

Dritëro Agolli, poeti dhe shkrimtari i madh nga Shqipëria ka lenë pas vetes shumë vargje poezish, e libra mjaft të lexuar, shkruan KultPlus.

Agolli u bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Për nga gjinitë, krijimtaria e Dritëro Agollit është e larmishme. Në vjershat dhe poemat e Dritëro Agollit gjejnë shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut të ri, patriotizmi dhe besnikëria ndaj idealeve revolucionare, cilësitë e tij morale në jetë dhe në punë. Mbi të gjitha Dritëro Agolli i këndoi dashurisë, dhimbjes dhe lumturisë që burojnë nga kjo ndjenjë.

Këtu janë pjesë të tij, që shkrimtari i madh e kishte shkruar kohë më herët. Po ashtu Dritëro Agolli pati shkruar edhe shumë letra të bukura dashurie drejtuar gruas së tij, Sadijes gjatë kohës sa ata ishin të fejuar dhe nuk shiheshin aq shpesh.
“Ata që duhen e torturojnë njëri-tjetrin. Ka periudha që nuk grindemi fare. Atëherë më pushton një trishtim, pasi më duket sikur nuk e dua më. Kur filloj “të grindem” qetësohem dhe them me vete “E dua!”. Doemos, unë nuk them që jeta të kalojë në grindje, vetëm se pa çaste zënkash, s’ka dashuri…”, kishte shkruar Dritëro Agolli.