Dritarja

0
62

Nga Halil Matoshi

(Një essay i vogël për dritaren e shkollës sime)

1.
Kam mësu shkrim-lexim nga baba, ende pa shku në shkollë.
Madje kisha lexu disa libra, si poezitë e Mjedës, Migjenit dhe t’pashmangshmin libër “Posta e porositun” të Mark Krasniqit.
Pos njëfar rregulli monoton dhe efekti integrues të modelit Kazermë, në shkollë nuk kam mësu asgjë që m’ka vlejtë në jetë dhe profesion.
Po e parafrazoj cinikun e fundit Emil Cioran, që thoshte se atë që di me 60 vjetë e kam ditur edhe më 20. Katërdhjetë vjet punë të gjatë e të tepërt në verifikim!?

2.
Sëkëndejmi, shoqëria moderne duhet me e rimendu idenë e shkollës!?
Termi ‘shkollë’ edhe mund të ruhet (arsimim, edukim) porse nuk do të ketë nevojë për ndërtesa shkollore dhe as për diploma e tituj akademikë.
Sepse, epoka jonë kërkon ekspertin e fushës, jo intelektualin, udhëheqësin e programit dhe menagjerin e jo profesorin, docent a dekanin…
Epoka jonë është e individit që gjenë një h-tech punë në një H-tech Corporatë.
E për një punë të tillë (nga shtëpia!) kërkohet para dijeve historiografike e filologjike, një kualifikim ECDL, i pranuar globalisht, i cili u mundëson individëve të vërtetojnë diturinë e tyre në aftësitë dhe njohuritë kompjuterike.
European Computer Driving Licence (ECDL.)
ECDL përmban shtatë module: bazat e informatikës; Windows XP (shfrytëzimi i kompjuterit dhe menaxhimi i fajllave); Word (përpunimi i teksteve); Excel (kalkulimi i tabelave); Access (bazat e të dhënave); PowerPoint (prezantimi); bazat e internetit (Internet Explorer 6.0 dhe Outlook);

3.
Ndoshta Covid19 po ndihmon për ta akceptu një mënyrë të re jetese si dhe kalimin e mësimnxënies në një stad tjetër, përmes mësimit online, E-learning, që mundëson teknologjia H-tech.
Programet janë të avansuara kurse literatura e lirë (shkarkohet si E-book), në vend të librave më mbështjellës lëkure të shekullit 19!?)
Nxënësit ndoshta kurrë nuk do të shihen mesvete në botën reale dhe as nuk do ta takojnë mësuesin e tyre, por kjo nuk e cënon interaksionin.
Pamja e dritarës së shkollës sime për gjysëmshekulli ka pësuar metamorfozë të habitshme, ajo tani duket si një Windovs në një PC në dhomën tënde.

P.S.

Kjo është dritarja e klasës sime kur isha në klasë të parë, 1969-70, në shkollën fillore “7 korriku”, tash “Nuhi Berisha” në Tygjec të Dardanës.
Kjo pamje më shumë përgét në dritare burgu dhe të ndjell kujtime të rënda të skamjes në një shoqëri arkaike dhe imobile.
Asokohe shkolla kishte treth 700 nxënës, sot ajo është mbyllur, me një vendim të kontestueshëm të Komunës!?