Drita sfidon kampionin e Irlandës Veriore

0
42

Skuadra e Dritës, sonte, në Nion të Zvicrës në orën 18.00, do të zhvillojë finalen e turneut parakualifikues në Ligën e Kampionëve. Pas fitores ndaj Inter Eskalades, skuadra kosovare do të përballet me kampionin e Irlandës Veriore, skuadrën e Linfilldit.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu do të jetë pa lojtarin kryesor Hamdi Namani, i cili rezultoi pozitiv me “COVID-19” gjatë testeve të fundit, ndërsa Bujar Shabani dhe Fidan Gërbeshi vijojnë të mbeten në vetizolim pavarësisht se kanë rezultuar negativ në testin e dytë. Fituesi mes Dritës dhe Linfilldit, do takohet me Legian e Varshavës, në turin e parë kualifikues të Ligën e Kampionëve.