Drita mposht Ballkanin, rikthehet në pozitën e parë

0
48

Dje janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 10-të në Ipko Superligë. Drita ka shënuar fitore në duel me Ballkanin në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan, me rezultat 2:0, duke u rikthyer në pozitën e parë në renditje, me 21 pikë, aq sa ka rivali i qytetit, Gjilani.

Golat për Dritën i shënuan Izair Emini (5’) dhe Fortunato (20’). Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Prishtina ka shënuar fitore si mysafire në duel me Ferizajn, po ashtu me rezultat 2:0.

Meriton Korenica (22’) dhe Ahmed Januzi (88’) shënuan për fitoren e re të bardhekaltërve, të cilët tashmë renditen në pozitën e pestë me 17 pikë.