Drita e Gjilani fitojnë pikë të rëndësishme

0
124

Të dielen janë zhvilluar dy ndeshjet e para të javës së 30-të në Ipko Superligë.

Ndeshja e dy skuadrave pretendente për titull, Prishtinës dhe Dritës, që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” ka përfunduar pa fitues, me rezultat 1:1.

Të dyja skuadrat zhvilluan një lojë të fortë dhe me raste të shumta shënimi, por epilogu i takimit ishte i barabartë.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e shënuar nga Endrit Krasniqi, në minutën e 6-të.

Këtë epërsi prishtinasit e ruajtën deri në minutën e 80-të, kur Astrit Fazliu shënoi nga afërsia pas harkimit nga këndorja.

Kësisoj, Drita arkëtoi një pikë të rëndësishme në kryeqytet, që e afron edhe më shumë drejt arritjes së objektivit.

Në ndeshjen tjetër, Gjilani fitoi kundër Drenicës, me dy gola të shënuar nga Keita Razak, në minutat 22’ dhe 34’. Me këtë fitore Gjilani mbetet me shpresa për dy vendet e para që dërgojnë në Evropë, derisa në javën e ardhshme do të ballafaqohet pikërisht me kryesuesen e renditjes, Dritën.