Drenica merr një pikë në Drenas, Trepça’89 shijon fitoren e parë

0
57

Janë zhvilluar sot dy ndeshje në kuadër të javës së tretë në Superligë. Trepça ’89 iu gëzua fitores së parë në këtë edicion, teksa e mposhti në “Riza Lushta” skuadrën e Llapit, me rezultat 1:0.

Golin e fitores për “minatorë” e realizoi sulmuesi Arb Manaj në minutën e 39-të pas asistimit të Muharrem Jasharit. Ndërkaq, ndeshja ndërmjet dy skuadrave drenicase Feronikelit dhe Drenicës që u luajt në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas u mbyll pa fitues, me rezultat 2:2.

Almedin Murati shënoi të dy golat për Drenicën (27’ e 80’), derisa për Feronikelin realizuan Albert Dabiqaj (58’) dhe Marko Milickoviq (72’).