Drenica arkëton një pikë në “Fadil Vokrri”

0
49

Skuadra e Drenicës ka arkëtuar një pikë tejet të vlefshme si mysafire në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke e mbyllur ndeshjen e mbetur të javës së 8-të në Ipko Superligë kundër Prishtinës, me rezultat 0:0. Kuqezinjtë e Skenderajt ishin plotësisht të përqendruar në mbrojtje, duke mos rrezikuar po thuajse asnjëherë portën rivale.

Në anën tjetër, edhe Prishtina shfaqi lojë anemike dhe me pak raste para portës mysafire. Mundësinë më të mirë për të shënuar e pati Gauthier Mankenda në minutën e 68-të, por gjuajtja e tij me kokë e qëlloi shtyllën.

Kësisoj, Prishtina mbetet në pozitën e 6-të me 14 pikë, katër më pak se Ballkani që e kryeson renditjen pas nëntë javëve të zhvilluara.