Drejtoria e Parqeve në Prishtinën njofton se raportimet për prerje ilegale të drunjëve janë të pavërteta

0
104

Drejtoria e Parqeve në Komunën e Prishtinës njofton se raportimet e sotme për prerje ilegale të drunjëve në Peizazhin e Mbrojtur të Gërmisë janë të pavërteta dhe se shqetësimi i ngritur nga qytetarët është i panevojshëm.

Njoftojmë të gjithë vizitorët e Gërmisë dhe mediet se drunjët janë prerë nga punëtorët e N.P.L “Hortikultura” Sh.A në kuadër të procesit të pastrimit fitosanitar në këtë park, i cili ka filluar më 12 tetor.

Procesi i pastrimit fitosanitar është duke u realizuar për të tretin vit radhazi, me qëllim të mirëmbajtjes së Gërmisë dhe ofrimit të hapësirave të sigurta për vizitorët e tij. Ky proces përfshinë largimin e të gjithë durnjëve të tharë, e që paraqesin rrezik për vizitorët e parkut.

Në kuadër të Drejtorisë së Parqeve mirëmbahet dhe mbikëqyret Peizazhi i Mbrojtur i Gërmisë dhe çdo hapësirë tjetër e gjelbër në territorin e Prishtinës, duke mos lejuar dëmtimin e tyre.