Drejtoresha e Infektivës: Pacientët me coronavirus po vijnë me manifestime të rënda klinike, qytetarët t’i respektojnë masat

0
85

Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Berisha tha sot se pacientët të cilët po shkojnë në Klinikën Infektive po janë me manifestime klinike të rënda, me ecuri të rëndë të sëmundjes dhe në disa raste përkundër përpjekjeve të personelit mjekësor po përfundojnë me fatalitet.

Berisha pas takimit me kryeministrin Hoti tha se kanë diskutuar për gjendjen me pandeminë, ndërsa theksoi se infektologët dhe personeli mjekësor do të vazhdojnë të punojnë përkundër të gjitha sfidave.

“Gjendja e pacientëve që po vijnë nga terreni janë në gjendje me manifestime klinike të rënda, me ecuri të rëndë të sëmundjes që në disa raste edhe përkundur përpjekjeve tona po përfundojnë me fatalitet”, tha ajo, raporton Telegrafi.

Drejtoresha e Infektivës tha se qytetarët ndihmën më të madhe do t’ia jepnin nëse respektojnë masat

“Do të jemi krah tyre, po kërkojmë edhe ndihëm e tyre që bashkërisht t’ia dalim kësaj situate”, tha më tej.