Dr. Valbon Krasniqi: Shifrat e fundit me COVID-19 janë tmerruese

0
124

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Dr. Valbon Krasniqi, është shprehur shumë i brengosur me shifrat e fundit me COVID-19.

Dr. Krasniqi, kandidad për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e fundit në vend, ka thënë se situata do të rëndohet edhe më shumë nëse vazhdon ky ritëm.

“Nëse vazhdojnë këto shifra, atëherë në vend do të rëndohet situata edhe më shumë. Gjendja është skajshmërisht e rënduar”, u shpreh Dr. Krasniqi.

“Kapacitetet e klinikave të QKUK-së janë stërmbushur. Ne kemi raportuar që tashmë edhe spitalet regjionale kanë filluar të trajtojnë rastet më të lehta, në mënyrë që të provojmë të shkarkojmë pak klinikat e QKUK-së”, shtoi tutje mjeku infektolog.

Ky i fundit kohë më parë bëri gafën e madhe në një postim në rrjetet sociale, duke i uruar qytetarët e Kosovës për shkuarjen drejt fundit të pandemisë, në ditën kur në Kosovë nuk u regjistrua asnjë rast me COVID-19.

Ndryshe, dje në vendin tonë u shënuan sërish mbi 200 raste të reja me COVID-19.