Dr. Fauci tregon mbi mundësinë e zhvillimit të vaksinës Covid-19 deri në fund të vitit

0
183

Shtetet e Bashkuara janë akoma në rrugën e duhur për të pasur një vaksinë Covid-19 deri në fund të vitit ose në fillim të vitit të ardhshëm, por eksperti më i mirë i vendit për sëmundjet infektive, Dr. Anthony Fauci, paralajmëroi se ka ende disa pasiguri.

Në një video mesazh dhe prezantim të treguar gjatë një paneli virtual Dr. Fauci vuri në dukje se shumë kandidatë për vaksinim aktualisht janë duke u studiuar, përfshirë vaksinën e kompanisë bioteknologjike – Moderna, mRNA shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.

Premtimi i rezultateve të deritanishme nga kanditatët për vaksinim dhe disa kompani të tjera “më bën optimist të kujdesshëm”, megjithëse nuk mundemi kurrë, të parashikojmë me siguri nëse një vaksinë do të jetë e sigurt dhe efektive”, tha Fauci gjatë prezantimit.

Ai vazhdoi:

“Të dhënat e hershme mbi këtë hulumtim na kanë dhënë një optimizëm të kujdesshëm se do të jemi të suksesshëm të paktën në zhvillimin e një vaksine me njëfarë shkalle të efikasitetit deri në fund të vitit, ose fillimin e vitit 2021”.