Dorëzohen mjetet financiare për Ferdonije Qerkezin – Lila: I ka 15 milion djem e çika

0
1653

Janë grumbulluar mjetet financiare në ndihmë ndaj Ferdonije Qerkezit, bodrumi i shtëpisë-muze të së cilës u dëmtua nga vërshimet.

Për shkak të dëmtimit të gjësendeve të mbetura nga bashkëshorti dhe katër djemtë e vrarë e të zhdukur, Shpend Lila dhe Valon Canhasi kishin nisur iniciativën që tanimë po rezulton me sukses, teksa përbrenda 36 orëve janë grumbulluar 7,300 Euro.

“Nona Ferdonije po ju përqafon dhe falenderon të gjithëve që u bashkuat në nismën tonë për ta ndihmuar pas vërshimeve të fundit. Dhimbjen nuk ja largojmë dot, por pak buzëqeshje e ngrohtësi në shtëpi i sollëm”, ka shkruar Lila.

Ai ka treguar se shuma e mbledhur është dorëzuar sot në shtëpinë e Qerkezit në Gjakovë .

“Nona Ferdonije nuk është vetëm dhe nuk do të jetë asnjëherë. I ka 15 milion djem e çika nga e mbarë bota”, ka thënë Shpend Lila.