Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e argjendtë në turneun ndërkombëtar të boksit ‘Balkan’

0
97

Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e argjendtë në turneun ndërkombëtar të boksit ‘Balkan’, të mbajtur në Sofje, Bullgari.

Donjeta në finale u përballë me kampionen botërore, brazilianen Ferreira Beatriz, e cila ndodhet e para në renditjen botërore të AIBA-s, kategoria -60kg.

Donjeta edhe në finale shfaqi luftë të barabartë, duke treguar se është në formë të mirë para garave që vlejnë për pikë Olimpike.