Doktori shqiptar që vepron në Angli vjen për konsulta falas neurokirurgjike në Kosovë

0
866

Për shkak të numrit të madh të kërkesave dhe patologjive neurokirurgjike, Dr Valon M. Baraliu, specialist i neurokirurgurgjisë dhe subspecialist i kirurgjisë spinale, i cili gjatë kësaj jave po qëndron përkohësisht në Kosovë, në bashkëpunim me poliklinikën Natal do të jetë në dispozicion për konsulta FALAS me datat:
– 13.01.2021 (të mërkurën) dhe
– 14.01.2021 (të enjtën).

Dr Baraliu ka filluar studimet themelore universitare nga mjekësia në Universitetin e Prishtinës. Më tej studimet postdiplomike, specializimin, subspecializimin dhe avansimet e shumta profesionale i ka filluar dhe përfunduar në Angli, Danimarkë, Holandë dhe Gjermani. Për thellim njohurish, ka qëndruar dhe punuar në vende të ndryshme, si SHBA, Afrikë të Jugut dhe Japoni.

Fushat e specializimit të tij përfshijnë patologjitë e boshtit kurrizor, duke filluar nga hernitë diskale (cervikale, torakale, lumbale), skoliozat, traumatologjitë e ndryshme të kokës dhe shtyllës kurrizore, aneurizmat cerebrale (zgjerimet e enëve të gjakut në tru), implantologjitë në boshtin e kurrizit (fiksimet me vida, protezat, neurostimulatorët, pompat e medikamenteve kundër dhimbjeve, etj), infiltracionet kundër dhimbjeve në boshtin kurrizor dhe në kokë, trajtimin e patologjive të tumorëve të ndryshëm të kokës dhe boshtit kurrizor, patologjitë e nervave periferikë (parezat dhe paralizat e ndryshme), trajtimin konzervativ dhe operativ të hipertensionit intrakranial (hidrocefalusit) dhe terapitë e ndryshme medikamentoze dhe infiltrative/invazive të dhimbjeve akute dhe kronike.

Gjithë pacientët e interesuar duhet të bëjnë caktimin e terminit në poliklinikën NATAL, në nr e telefonit 048 370 370.

Rezervimi është i obliguar!

Pacientët duhet të sjellin me vete dokumentacionin eventual mjekësor paraprak (CD, rëntgen, rezonancë magnetike, etj) dhe analizat aktuale laboratorike (nëse ka), në poliklinikën NATAL.
Ju mirëpresim!
Poliklinika Natal