Doktori i Podujevës lirohet në procedurë të rregullt

0
52

Prokuroria Themelore në Prishtinë bën të ditur se mjeku nga Podujeva, Ibrahim Hoti, është liruar në procedurë të rregullt, pasi ishte ndaluar më 15 prill.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se “I dyshuari-mjeku me inicialet I.H., i cili ishte ndaluar më 15.04.2021, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, në drejtim të veprës penale “Mosdhënia e ndihmës mjekësore”, nga neni 255 të KPRK-së, i njëjti, më 16.04.2021, në orën 17:30, është liruar në procedurë të rregullt”.