Dogana kishte paralajmëruar rrezikun e shpërthimeve që në 2014-n

0
50

Zyrtarët libanezë të Doganave kishin paralajmëruar vite më parë autoritetet libaneze kundër rrezikut të madh që përfaqësonte sasia gjigante e nitrat amonit, e pranishme në një depo në portin e Bejrutit.

Presidenti libanez, Michel Aoun tha se shpërthimet, ku humbën jetën mbi 100 persona, ishin provokuar nga zjarri që përfshiu 2 750 tonë nitrat amoni, i kapur disa vjet më parë nga një anije.

Anija në fjalë kishte mbërritur në Liban në vitin 2013 dhe zyrtarët doganorë u dërguan të paktën pesë letra gjyqtarëve, ndërmjet 2014 dhe 2017 duke i pyetur ata se çfarë të bëjnë me ngarkesën konfiskuar.

Sipas një letre të 2016-s kërkesat nga zyrtarët gjithmonë kanë rënë në vesh të shurdhër.

“Në dritën e rrezikut serioz që lidhet me ruajtjen e këtij malli në kushte të papërshtatshme klimatike, ne riafirmojmë kërkesën tonë për të rieksportuar këtë mall, për të ruajtur sigurinë e portit dhe të atyre që punojnë atje”, thuhet në letër.

Tri zgjidhjet e mundshme të sugjeruara nga zyrtarët ishin eksportimi i ngarkesës, dorëzimi te ushtria libaneze ose shitja një kompanie private.