“Do të flas” nën interpretimin e fuqishëm të Reshat Arbanës

0
120

“Do të flas” është një poezie e ndjerë e thumbuese e shkruara nga Besnik Palnikaj. Kjo poezi e cila prek mbi realitetin e shqiptarëve, e sjellë mesazhin edhe më pranë nën interpretimin e aktorit të njohur Reshat Arbana. KultPlus sot ju përcjellë vargjet e shkruara nga Besnik Palnikaj dhe interpretimin e Reshat Arbanës.

Do të flas: Po po do flas aq sa toka të dridhet. Edhe sikur qafa në kaush t’më lidhet.
Do flas e do qaj hallet e vëndit tim që në mes të Evropes ka mbetur jetim.
Do flas të shpërthej se nuk duroj dot. Qytetar të braktisur pa shtet dhe pa zot.

Shqiptaret e mi vëllezer pa shpresë. Qindra vite vuajtje dhe 20 vjet harresë.
Sa keq më vjen që shtypjen e pranoni. Edhe vendin tuaj aspak nuk e mbroni.
Flini në gjumë flini kur u ështe ngulur thikë. Se nga gjumi juaj askush nuk ka frikë.

Pse ndotet ajri bëhet helm i zi? Pse ikin Shqiptarët në jug dhe n’veri?
Pse përmbyten shpitë dhe gjëja e gjallë? Pse në verë zjarrit nuk i bëjmë dot ballë?
Pse droga lulezon nën hunden e shtetit? Pse shkollohen jashtë fëmijët e deputetit?
Pse pyjet po zhduken nga dita në ditë? Pse po fshihet populli nga kush te ketë frikë?
Pse krimineli shihet tek bredh në liri? Pse i falet deti Grekut o vëllezrit e mi?

Boll u coptuam u rrjepem së gjalli. Politikë e ndyrë e ardhur nga djalli.
I drejtoni gishtin kujt ju del përballë. Me kollare lidhur nën jaken e bardhë.
Eh, të vraftë vuajtja që i bërë ktij vendi. Do më duhej një shekull gjitha ti përmendi,
I shtove vetëvrasjet kur mjaft vetë po vret, Mua ma ma vën këmbën hajdutin e bën mbret.

Diku grabitet ari diku grabitet banka, diku kapet shteti i lidhur me banda.
Diku kapet horri me brekë nëpër këmbë, krevatin në zyrë dhe jargë nëpër dhëmbë.
Diku kërkojnë lek për një firmë a vulë, zyre pa dritare që vjen era shurrë.
Si mund të bëhet shteti c’do kush duke vjedhë, ku s’pushon hajduti as ditën me djellë.

Të vjedh spitali të vjedh ´drejtësia, të vjedh avokati të vjedh farmacia.
Të vjedh tregtari me kandar të vjetër, të vjedh energjia të shton ca më tepër
Të vjedh AMC-ja të vjedh VODAFONI. Të vjedh kompania që shtron rrugë betoni.
Të vjell policia me gjoba kuturu. Të vjedh dhe bashkia me to gjithashtu.
Të vjedh karburanti që e ndot qytetin. Të vjedh halabaku që e ka mirë me shtetin.

Vëllezer dhe motra pra Shqiptarët e mi, pash besën e Zotit dhe dritën në sy,
Mos u kapni mes veti për fe as parti, por të bana bashkë për Nanen Shqipni,
Të ngrihemi nëse e gjykojmë me vend, nga horrat në politikë të mos marrim mend.
Ta bëjmë shtetin SHTET në c’do fushë gjithkun. Kjo politikë e zezë krejt të marrin fund.
Ta kthejmë Shqiperinë të paster me hijeshi. Tu trashgojmë fëmijëve një shtet me liri.
Të thonë më vonë brezat që t’pakten u përpoqem, dhe jo që e rrënuam vendin dhe në flakë e dogjëm.