Do mbahet testi i maturës, jo edhe mbrëmja; çerdhet e fëmijëve nuk dihet kur hapen

0
165

Hykmete Bajrami ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit thotë se është fatkeqësi që kemi sektorin informal, por sipas saj, nuk është vetëm faji i tyre.
Ajo thotë se fajin e kanë edhe institucionet, ne duhet të bindemi që taksat e qytetarëve kthehen në shërbim të tyre dhe duhet me punu që ligji me qenë në funksion njëjtë për të gjithë dhe infomraliteti do të binte.
“Qeveria po ua kthen bizneseve e paratë e tyre, janë pikërisht taksat e tyre që e mbushin buxhetin e vendit. DO përballemi me shkurtime të rënda buxhetore. Kemi pasur të hyra dhe rezerva, por duhet të bëhet një riorientim, të ndryshojnë prioritet”, thotë ajo në emisionin Oxygen.
Bajrami thotë papunësia është rritur gjatë kohës së pandemisë, por është rritur numri i atyre që kanë punuar në informalitet dhe janë lajmëruar që punojnë për të përfituar nga pakoja emergjente.
Kur flet për arsimin në vendin tonë, Bajrami shpjegon punët që kanë bërë për procesion e mësimit në distancë që sipas saj, ka qenë më e mira e mundshme që mund të bëhej.
Duke përmendur problemet që janë në arsim; të drejtat e autorit, drejtorët të emëruar nga politika e të tjera, thotë se nuk mund të largojnë njerëz nga puna por që gradualisht po punojnë për të ndryshuar gjërat në të mirë.
Arsimi i lartë ka probleme të mëdha, e Bajrami thotë se janë diku rreth 10 mijë diploma që ministria e Arsimit nuk bazë për t’i njohur ngase kanë studiuar në fakultete të pa akredituara.
“Ka programe në kuadër të Universitetit të Prishtinës, edhe pse ka ekzistuar Agjencia e Akreditimit, ministri me marrëveshje me dekanin i kanë regjistruar studentët në një program të pa akredituar dhe ato diploma nuk kanë u janë njohur asnjëherë. Ose ka kuota, për numrin e caktuar sa duhet pranuar, kur kolegjet private pranojnë më shumë se numri i caktuar atëherë nuk ka dosje fare për ata studentë, e ky është problem edhe i atij institucioni por edhe i ministrisë, sepse Inspektorati duhet të mos lejojë një gjë të tillë”, thotë ajo, duke shpjeguar, se po përdorin një data bazë ku secili student mund ta shoh veten a është i regjistruar në numrin e caktuar të lejuar në mënyrë që t’i njihet edhe diploma pastaj.
Te mësimi në distancë ajo thotë se kanë ndihmuar dhjetëra vullnetarë, ekspert të shumë fushave, pa dallim partie apo etnie.
Edhe pse ka pasur probleme nga më të ndryshmet, ajo vlerëson se është bërë punë shumë e mirë, ngase ka qenë shumë proces i ri për vendin tonë.
Sa i përket qasjes së të gjithë nxënësve në mësimin online, Bajrami thotë se rreth 90% e tyre kanë pasur qasje, ndërsa po ju ndihmohet atyre që nuk kanë pasur qasje, në bashkëpunim me komunat.
Vështirësitë në mësimin online kanë qenë evidente, por edhe të mirat që ka sjellur ajo; angazhimi i fëmijëve dhe qasja në teknologji (përdorimi i tyre), angazhimi i mësimdhënësve e edhe përdorimi i teknologjisë nga ta dhe angazhimi i vazhdueshëm i prindërve bashkë me qasjen në obligimet që fëmijët e tyre kanë pasur në mësim.
Sa i përket notimit, nuk mund të jetë nota më e ulët se atë që kanë pasur para pandemisë ndërsa për ndryshime nëse do të kenë ankesa mund ta bëjë secili nxënës.
Ajo thotë se në shtator nuk dihet nëse fillon procesi mësimor i rregullt, ngase kjo varet nga ato që do të ndodhin në javët në vazhdim lidhur me pandeminë.
“Nëse vendoset që të hapen bizneseve dhe kthimi i punëtorëve në institucionet publike, dhe shërbyese, private, duhet të planifikojmë edhe si do i hapim edhe çerdhet”, thotë ajo.
Sa i përket testit të maturës do të mbahet, në një ditë të vetme, me vetëm 100 pyetje, në katër lëndë, një prej tyre zgjedhore./oxygenpress.info