DnV diskuton për mosrespektimin e duhur të masave kundër pandemisë në fushatë

0
63

Sot, koalicioni i organizatave vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve Demokracia në Veprim (DnV), organizoi konferencën e parë ku u bënë publike struktura dhe komponentët e misionit vëzhgues të DnV-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Ismet Kryeziu deklaroi që DnV është duke përcjellë me vëmendje periudhën para përgatitore të këtyre zgjedhjeve, që nga shpallja e tyre nga Ushtruesja e Detyrës së Presidentit të vendit.

Kryeziu potencoi disa elemente, të cilat u tha se kanë karakterizuar këtë periudhë, me theks fillimi i fushatës zgjedhore të subjekteve politike para afatit dhe mosrespektimi i duhur i masave kundër pandemisë në fushatë, pavarësia e KQZ-së, operacioni i votimit jashtë vendit, certifikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre dhe përfshirja e grave në procesin zgjedhor.

Për më shumë detaje lidhur me të gjeturat të prezantuara në këtë konferencë klikoni në linkun e mëposhtëm ⬇️
http://demokracianeveprim.org/dnv-iu-ben-thirrje…/