Djali i Maradonës ka një ëndërr interesante

0
151

Diego Armando Maradona vlerësohet ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohëve. Gjurmë të pashlyeshme ai ka lënë te Napoli, ku pa dyshim ka qenë ikonë e pakontestueshme për tifozët e skuadrës italiane.

Legjenda e futbollit botëror asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për t’u kthyer te Napoli, qoftë si trajner apo si zyrtar.

Të njëjtën dëshirë së fundi e ka shfaqur edhe djali i tij, i cili njëkohësisht ka thënë se nuk dëshiron të fyejë trajnerin aktual të Napolit, Carlo Ancelotti.

“Kam një ëndërr, të shoh babanë tim si trajner të Napolit. Nuk e di nëse do të realizohet ndonjëherë por e kam ëndërr ta shoh në bankinën e stadiumit San Paolo”, ka thënë Diego Armando Maradona Jr për Rai Radio 1.

“Sigurisht nuk dua të fyej trajnerin aktual, pasi ai ka fituar shumë trofe dhe meriton shumë respekt. Në fakt, shpresoj që Napoli të fitojë një titull me të në krye”, ka shuar argjentinasi.

Maradona aktualisht është trajner i skuadrës meksikane Dorados.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu