Ditëve të ardhshme mot kryesisht me diell, të dielën temperaturat në rënie

0
50

Anticikloni i Azoreve që po shtrihet mbi Europën perëndimore dhe qëndrore, ditëve të ardhshme do të shtrihet edhe mbi rajonin tonë që do të favorizojë mot të qëndrueshëm dhe kryesisht me diell. Temperaturat do të mbeten rreth vlerave mesatare, e në fundjavë një front i ftohtë do të kaloj në lindje të rajonit, që do të sjellë përkohësisht masa më të freskët ajrore, e temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë.
Mirëpo në fillim të javës së ardhshme, sipas parashikimeve të fundit, rryma të nxehta ajrore nga Afrika veriore do të depërtojnë edhe mbi vendin tonë, që mund të rikthejnë temperaturat verore ditëve të para të javës.

12.09 – Vransira dhe intervale me diell.
13.09 – Mot i mirë, kryesisht me diell. Pasdite me vransira lokale.
14.09-15.09 – Në përgjithësi mot me diell.
16.09 – Në mëngjes më freskët. Kryesisht kthjellët dhe me diell.

Temperaturat minimalet do të luhaten nga 11C deri në 13C, e maksimalet nga 24C deri në 27C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-8m/s.
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje mbi vlera normale.