Ditëve në vijim mot më i butë me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell

0
47

Mot më i butë me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Në fundjavë priten edhe të reshura shiu, e ditën e hënë të përziera edhe me borë.

20.01.2021 – Ditëve në vijim mbi vendin tonë do të mbajë mot më i butë, me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Nga dita e premte priten mundësi për reshje të dobëta shiu, më shumë gjasa në perëndim të vendit.

Nga fundjava depërtimi i cikloneve nga rajoni, sjell më shumë vransira dhe mundësi për reshje të shiut, së pari në perëndim të vendit e më pas edhe në pjesët tjera. Ditën e hënë reshjet e shiut mund të përzien edhe me reshje bore.

Të enjten indeksi i cilësisë së ajrit mbetet më gjatë në vlera të dobëta, por nga dita e premte, e sidomos në fundjavë qarkullimi më i mirë ajror fillon të përmirësojë gjendjen me ndotësit ajror, kur parashihet që indeksi të zbret edhe në vlera mesatare dhe të mjaftueshme.

21.01 – Mot pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell gjatë ditës.
22.01 – Kryesisht me vransira, më butë. Vende-vende me reshje lokale shiu, por më shumë në perëndim të vendit, e në zona malore edhe reshje bore.
23.01 – Kryesisht me vransira, e gjatë ditës edhe intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje priten edhe reshje shiu.
24.01 – Kryesisht me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje me shi, në perëndim të vendit mund të jenë më intensive. Në zona malore borë.
25.01 – Reshjet vazhdojnë edhe ditën e hënë, që do të përzien edhe me reshje bore. Gjatë ditës pjesërisht vranët, e në mbrëmje reshje bore.

Temperaturat e ajrit gradualisht në rritje, me minimale nga -4C deri në 3C, e maksimalet rriten deri në 11C, ditën e premte, e nga fundjava me tendencë të rënies së lehtë.

Era do të fryj e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugperëndimi 2-12m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht në rënie, nga fundjava edhe thellë nën vlera mesatare.