Ditët në vijim nuk priten të reshura, temperatura e ajrit në rritje

0
57
Në ditët e ardhshme vendi ynë do të jetë nën dominim të fushave të presionit të rritur që shtrihen mbi Mesdhe por edhe në lindje të kontinentit, e të cilat do të favorizojnë një mot më të qëndrueshëm dhe pa të reshura.

Ndërkohë sisteme frontale që kalojnë nga Europa qëndrore dhe veri të rajonit sjellin kohëpaskohe shtim të vransirave, e shtrirja e masave të ngrohta ajrore mbi rajon, mundëson të kemi një mot të butë, me vransira të ndryshueshme, por nuk do të mungojnë edhe intervale me diell.

Gjatë javës së ardhshme, sipas parashikimeve të fundit temperaturat do të vazhdojnë trendin rritës, ku maksimalet arrijnë vlera edhe mbi 15C.

Ndotësit ajror këtyre ditëve do të mbeten më të rritur pranë sipërfaqes tokësore, shkaku edhe i motit më të qëndrueshëm dhe me pak qarkullim ajror, kështuqë indeksi i cilësisë së ajrit do të mbetet në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, kohëpaskohe edhe në jashtëzakonisht të dobëta. Vetëm në raste kur mund të ketë erëra, atëherë indeksi mund të zbres në vlera mesatare dhe të mjaftueshme.

18.02 – Më butë, pjesërisht vranët orëve të paraditës. Ditën gradualisht vransirat shpërndahen, e në mbrëmje kthjellime.
19.02 – Butë me intervale më të gjata me diell, e ditën vransirat gradualisht shtohen.
20.02 – Kryesisht me vransira dhe mot i butë.
21.02 – Butë, kryesisht me vransira. Në mbrëmje priten kthjellime.
22.02 – Pjesërisht vranët, por me intervale më të gjata me diell gjatë ditës.

Temperaturat në rritje graduale ndjeshëm mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -2C deri në 1C, e maksimalet nga 9C të dielen e të hënën rriten deri në 13C dhe 14C.
Do të fryj erë e lehtë drejtimesh të ndryshme, por më dominante nga krahu jugor 1-6m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet lartë mbi vlera normale.