Ditët në vijim me shi, por temperatura mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore

0
102

Vendi ynë, edhe në ditët në vijim mbetet nën ndikimin e fushave të paqëndrueshme të presionit të ulët që vijnë nga Atlantiku, të cilat kryesisht do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm, ditën e premte kohëpaskohe me reshje lokale shiu.

Ditën e shtunë do të ketë edhe intervale me diell, e më vonë gjatë natës dhe ditën e diel, një tjetër sistem frontal do të kaloj mbi vend që do të sjellë sërish mundësi për reshje lokale shiu. Në aspektin termik do të mbajë mot i butë, me temperatura mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore.

Vlerat e cilësisë së ajrit kryesisht do të luhaten ndërmjet vlerave të mira dhe mesatare.

8.11.2019 – Vransira dhe intervale me diell. Orëve të mëngjesit vende-vende mundësi për mjegull/mjegullinë. Kohëpaskohe mundësi për riga lokale shiu. Në mbrëmje priten kthjellime me vransira kalimtare. Erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 1-6m/s. Indeksi UV: 1.
9.11.2019 – Butë, me vransira dhe intervale me diell. Në perëndim të vendit mundësi për riga lokale shiu. Erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 1-8m/s. Indeksi UV: 2.