Ditët e ardhshme parashihet të mbajë mot me diell

0
30

3.09.2020 – Vransira të cilat edhe sot mbeten në rajon, vonë në mbrëmje dhe gjatë natës mund të sjellin kushte për reshje të dobëta lokale shiu. Ndërsa në ditët e ardhshme parashihet të mbajë mot i qëndrueshëm kryesisht me diell, e temperaturat në fundjavë gradualisht do të shënojnë rritje, që ditën e dielë dhe të hënë kapin edhe vlerat maksimale prej 30C.
Mot kryesisht me diell parashihet të mbajë edhe përgjatë ditëve të para të javës së ardhshme.

4.9.2020 – Herët në mëngjes vende-vende riga lokale shiu. Paradite pjesërisht vranët, ditën mot i mirë, kryesisht me diell. Temperaturat në vise të ulëta 11C deri 26C, e në vise malore 9 deri 18C. Do të fryejë erë mesatare nga verilindja 5-11m/s. Indeksi UV: 6.

5.09.2020 – Më ngrohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ftohtë, e rreth viseve të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 9C deri 28C, e në vise malore 6C deri 20C. Era do të fryejë e lehtë kryesisht nga verilindja 1-4m/s. Indeksi UV: 7.