Ditë historike për Tiranën

0
87

Sot është ditë historike për Tiranën. 106 vjet më parë aty u ngrit flamuri i pavarësisë.

Më 26 Nëntor 1912, Tirana shpalli pavarësinë, pas 500 vjetësh nën sundimin otoman.

Atë kohë, patriotët, Refik dhe Hamit Toptani iu bashkuan Ismail Qemalit në projektin që do të sjellte pavarësinë e Shqipërisë.

Me 22 nëntor 1912, Refik Toptani organizoi udhëtimin histroik për në Vlorë, të të gjithë delegatëve të Shqipërisë së Mesme, dhe Ismail Qemalit.

Në datën 26 ai mblodhi menjëherë anëtarët e Këshillit të Tiranës për të shpallur vetëqeverisjen.

Vendimi i madh dhe historik u shpall publikisht nga Toptani përpara popullit të Tiranës.

“Rroftë Shqipëria në vehte, Rroftë flamuri kombëtar”, ishte fjalia e vendimit.

Kjo ngjarje i parapriu ngritjes së flamurit në Vlorë.

Në vitin 1920 Tirana u shpall kryeqytetm e vendim të kongresit të Lushnjës.

Në përvjetorin e pavarësisë së Tiranës, ngritet flamuri në sheshin e qytetit, njësor sikur në vitin 1912./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu