Dita Ndërkombëtare për zhdukjen e varfërisë

0
152

Në botë, me 17 tetor shënohet Dita Ndërkombëtare për zhdukjen e varfërisë.

Fillesat e kësaj dite  janë që nga  viti 1987, kur qindra mijëra njerëz u mblodhën në Trocadero në Paris, aty ku është nënshkruar Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut në 1948-ën, për të nderuar viktimat e varfërisë së skajshme, dhunës dhe urisë.

Ata deklaruan se varfëria është dhunim i të drejtave të njeriut dhe pohuan nevojën për t’u bashkuar dhe për t’u siguruar, që kjo e drejtë respektohet.

Që prej dhjetorit të 1992,  kjo ditë u vendos nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara si “Dita Botërore për Zhdukjen e Varfërisë” dhe që atëherë, njerëz nga të gjitha shtresat, mbledhin mendime, çdo 17 tetor për të treguar solidaritet me të varfërit.

Sipas një raporti të Bankës botërore, 31 për qind e popullsisë shqiptare është e zhytur në varfëri, pasi jeton me më pak se 5.5 dollarë për frymë në ditë. Shifra, e cila është bërë publike në raportin e fundit periodik mbi zhvillimet ekonomike në Ballkan, tregon se mbi 925 mijë shqiptarë jetojnë në varfëri duke patur një nivel të ardhurash që nuk u siguron as mbijetesën. /OxygenPress.info

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu