Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut

0
260

Në botë, më 10 dhjetor shënohet Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 10 dhjetor të vitit 1948, është mbledhur në Paris,  ku ka miratuar Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut.

Deklarata doli drejtpërsëdrejti nga përvoja e Luftës së Dytë Botërore dhe paraqet shprehjen e parë globale se të gjitha qeniet njerëzore lindin me të drejta, prandaj nuk duhet t’i luten, përulen a shtrijnë dorën tjetërkujt për t’i pasur ato.

Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, përbëhet nga 30 artikuj.