Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave

0
317

Në botë me 25 nëntor, shënohet Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, shkruan OxygenPress.

“Çdo njeri ka një përgjegjësi për të parandaluar dhe për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave, duke filluar nga sfidimi i kulturës së diskriminimit që e lejon atë të vazhdojë.” –kishte thënë Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-Moon

Thuhet se kjo datë u zgjodh pas vdekjeve të tre motrave domenikane, të cilat luftuan për të pasur një vend të lirë dhe të shkëputur prej diktaturës së asaj kohe. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, 35% e grave dhe vajzave në shkallë globale përjetojnë një ndër format e dhunës që ushtrohen ndaj kësaj gjinie.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë një nga format më të zakonshme të dhunës ndaj grave është ajo e ushtruar nga bashkëshorti ose partneri. Fakti që gratë janë shpesh të përfshira emocionalisht dhe të varura ekonomikisht ndaj atyre që i viktimizojnë, ka ndikime të mëdha si në dinamikat e abuzimit dhe në përqasjet për ta trajtuar atë.

Në 1933, Deklarata e Vjenës dhe Programi për Veprim e përkufizuan dhunën ndaj grave si një “akt i dhunës me bazë gjinore” i cili shkakton dëmtime fizike, psikologjike dhe një privim të lirive dhe të drejtave që duhet të gëzojë çdo individ, pavarësisht përkatësisë gjinore. Dhuna ndaj grave konsiderohet si një formë e përhapur e dhunimit të të drejtave të njeriut e sipas llogarive mund të prekë në një formë apo një tjetër, 1 në 3 gra në mbarë botën.

Me rastin e kësaj dite botërore, fillon dhe Fushata e 16 Ditëve të Aktivizimit kundër Dhunës ndaj Grave. Kjo fushatë është një traditë që nisi në vitin 1991 nga Instituti i parë i Lidershipit Global të Grave.

Fushata nis në 25 Nëntor, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës ndaj Grave dhe vazhdon deri në 10 Dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, duke lidhur simbolikisht dy ditë, me qëllim përforcimin e mesazhit se dhuna ndaj grave është shkelje e të drejtave të njeriut. /OxygenPress.info

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu