Dita Ndërkombëtare e Radios

0
220

Sot është Dita Botërore e Radios. Kjo ditë synon të kujtojë fuqinë unike të këtij mediumi në funksion të promovimit të qasjes në informacion dhe të lirisë së shprehjes.

Data 13 shkurt është dita kur është themeluar radio e Kombeve të Bashkuara në vitin 1946.

UNESCO ka vendosur ta shpallë këtë ditë në konferencën e saj të përgjithshme, më 2011.

“Radioja ende mbetet mediumi që arrin audiencën më të gjerë në të gjithë botën, në kohën më të shpejtë të mundur”, thuhet në deklaratën e UNESCO-s.

Për herë të parë, Dita Botërore e Radios është shënuar më 13 shkurt të vitit 2012 dhe tashmë është festë e përvitshme.