Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së Shtresës së Ozonit

0
560

Sot është Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së Shtresës së Ozonit. Tema e shënimit të kësaj dite sivjet është “Mbrojtja e Shtresës së Ozonit: Misioni Vazhdon”.

Si rezultat i masave të marra nga Protokolli i Montrealit, përqendrimi i substancave holluese të ozonit ka filluar të ulet dhe hollimi i shtresës së ozonit po vjen duke u pakësuar.

Zbulimet e fundit shkencore zbulojnë rëndësinë e Protokollit të Montreal. Pa Protokollin dhe marrëveshjet e lidhura, substancat që ndikojnë në hollimin e Ozonit në atmosferë mund të ishin rritur dhjetëfish deri në vitin 2050.

“Veprimet e përbashkëta kanë parandaluar miliona raste të kancerit të lëkurës”, shkruhet në mesazhin e ish-sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, në shënim të ditës së sotme.

16 Shtatori është përzgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara si Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit, për të përkujtuar nënshkrimin e Protokollit të Montrealit për substancat ozonholluese, në vitin 1987.

Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit, e përkujtuar për herë të parë në vitin 1995, ofron një mundësi për të përqendruar vëmendjen dhe veprimet në nivel global, rajonal dhe lokal, në mbrojtjen e shtresës së ozonit.

Shtresa e Ozonit, një mburojë e brishtë e gazit, mbron Tokën nga pjesa e dëmshme e rrezeve të diellit, duke bërë ruajtjen e jetës në planetin Tokë.

Jeta në tokë do të ishte pothuajse e pamundur nga efekti shkatërrues i këtyre rrezeve. Dëmtimi i shtresës së ozonit ndikon në jetën në tokë duke krijuar efektin serë dhe ngrohjen globale, dhe shtresa më e përqendruar e ozonit shtrihet 20 – 40 km mbi sipërfaqen e tokës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu