Dita Botërore e Shëndetit Mendor

0
1059

Në botë, 10 dhjetori njihet si Dita Botërore e Shëndetit Mendor.

Kjo ditë është shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, dhe është e rëndësishme veçanërisht për shoqëri ende të pa-stabilizuara dhe që kanë dalë nga situata të traumatizuara.

Shëndeti mendor në epokën moderne, është përherë e më shumë një shqetësim për autoritetet, pasi siç vlerësohet, sot në botë vuajnë nga shqetësime mendore më shumë se 450 milionë njerëz.

Çdo vit kjo ditë i kushtohet aspekteve të ndryshme të shëndetit mendor, duke filluar me çështje të tilla si, depresioni e duke vijuar me rëndësinë që ka kualifikimi i personelit në përballimin e kërkesave të popullatës për shërbime të shëndetit mendor.

Shëndeti mendor përfshin mirëqenien emocionale, psikologjike dhe sociale. Ndikon në mënyrën se si mendojmë, ndjejmë dhe se si veprojmë. Gjithashtu, nga shëndeti mendor varet se si përballemi me stresin, si sillemi me të tjerët, dhe si i bëjmë zgjedhjet.

Ekzistojnë çrregullime mendore të ndryshme, me manifestim të ndryshëm. Zakonisht ato karakterizohen me kombinim të mendimeve, perceptimeve, emocioneve sjelljeve dhe raporteve jonormale me të tjerët.

Çrregullimet mendore përfshijnë: depresionin, çrregullimet afektive bipolare, demencionin, skizofreninë dhe psikoza të tjera, zhvillimin e vonuar intelektual, si edhe autizmin./OxygenPress.info

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu