Dita botërore e personave me aftësi të kufizuara

0
472

3 Dhjetori përkujtohet çdo vit nga vendet e OKB-së si Dita e Personave me Aftësi Ndryshe (PAN). Kjo datë u caktua nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në nder të PAN, për të promovuar të drejtat e tyre  në të gjitha sferat e shoqërisë, si dhe zhvillimin e tyre duke rritur ndërgjegjësimin mbi situatën e PAN në aspekte të tilla si politike, ekonomike, sociale, shëndetësore dhe kulturore.

Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi Ndryshe, e miratuar në vitin 2006, është zhvilluar më tej në të drejtat dhe mirëqenien e PAN nëpërmjet implementimit të Objektivave Globale të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030, si dhe kornizave ndërkombëtare të zhvillimit.

Më shumë se 1 miliard njerëz në të gjithë botën janë me aftësi të kufizuara, që përbën rreth 15% të popullsisë globale.

Dita Botërore e Personave me Aftësi të Kufizuar Dita Botërore e Personave me Aftësi të Kufizuar (PAK), synon ndërgjegjësimin e shoqërisë civile, donatorëve, por edhe të përfituesve për t’u bërë pjesë dhe për t’u përfshirë në procesin e integrimit të personave me aftësi të kufizuar në jetën politike, sociale, ekonomike e kulturore.

Kjo ditë është festuar në të gjithë botën që nga viti 1992 për të rritur ndërgjegjësimin publik, pranimin dhe mirëkuptimin e personave me aftësi të kufizuara.

“Le të punojmë bashkë për pjesëmarrjen e plotë dhe të barabartë të personave me aftësi të kufizuara në një botë gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, që përqafon njerëzimin në të gjithë diversitetin e saj” deklaroi sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon./OxygenPress.info

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu