Dita Botërore e Muzikës, Ministria e Kulturës në Kosovë ndau shumë çmime

0
84

Nga Vlora Dumoshi, ministre e Kulturës

Sot, më 21 qershor, shënohet Dita Botërore e Muzikës duke bërë ndarjen e çmimeve vjetore për muzikë, si mirënjohje dhe falënderim për krijimet me të cilat këta artistë kanë kontribuar në kultivimin e vlerave të mirëfillta muzikore.

– Çmimi për vepër jetësore “Niketë Dardani”, i ndahet kompozitorit, Vinçenc Gjini;

– Çmimi për vepër vokalo-instrumentale dhe muzikore skenike i ndahet kompozitorit Valton Beqiri;

– Çmimi për vepër orkestrale-simfonike dhe koncertante i jepet kompozitorit Kreshnik Aliçkaj;

– Çmimi për vepër kamertale i ndahet kompozitorit Drinor Zymberi;

– Çmimi për vepër korale i jepet kompozitorit Hajrullah Syla;

– Çmimi për veprat solistike dhe duo i ndahet kompozitorit Mehdi Mengjiqi.

Duke marrë parasysh rrethanat aktuale organizimi i ceremonisë solemne për ndarjen e çmimeve do të organizohet në një datë të tjetër, për të cilën do të njoftoheni me kohë.
Shumë urime laureatëve.