Dita botërore e Librit

0
440

Dita Botërore e Librit po shënohet edhe në Kosovë.

Me aktivitete të ndryshme nga studentë dhe OJQ, por edhe shtëpitë botuese kanë dhënë disa libra falas, si dhe kanë shitur libra me çmime shumë më të lira se sa vlera reale e tyre.

Ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të librit e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës , ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil.

Njëzetetre prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të vitit 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive, dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu