Distria Krasniqi i sjell edhe një medalje Kosovës

0
31
Distria Krasniqi Arkiv
Distria Krasniqi Arkiv

Në Hagë është duke u zhvilluar turneu Grand Prix në xhudo, ku padyshim në qendër të vëmendjes do të jenë xhudistet e Kosovës, pasi tashmë janë shndërruar në superfuqi të xhudos botërore.

Sot në garë është paraqitur Distria Krasniqi, e cila është stolisur me medaljen e bronztë. Distria fitoi të bronztën në kategorinë deri 48 kilogramë, derisa në konton e saj shtoi edhe 350 pikë Olimpike.

Kjo garë vlen për pikë kualifikuese në Lojërat Olimpike Tokyo 2020. Në luftën për të bronztën përmes repesazhit, Distria mposhti kinezen, Yanan Li, për më pak se 20 sekonda. Në përgjithësi, ajo shënoi katër fitore dhe një humbje në çerekfinale nga japonezja, Aya Sakagami. Më herët, Kosova u rendite dyta në turneun Grand Slam në Abu Dabi dhe e para në Tashkent të Uzbekistanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu