Disa vende të veçanta për t’i kaluar pushimet

0
161

Resorti Manta në Zanzibar do ofrojë për ju një eksperiencë shumë unike, i përbërë nga vilat dhe plazhet e rrethuara me ujëra të virgjër.

E veçanta e këtij resorti janë dhomat nën ujore, ku ju mund të kaloni natën nën panoramën e kaltër nën shoqërimin e gjallesave nën ujore.

Gjatë natës, dritat nën dritaret e mëdha mund të aktivizohen për të tërhequr peshqit dhe gjallesat e tjera.

Përveç dhomës me pamje mahnitësi keni qasje edhe në dhomat e tjera siç janë dhomat për SPA, zhytje etj.

Ndërsa në Finlandë mund të përjetoni ngrohtësinë më të madhe gjatë ditëve të ftohta të dimrit.

Aurora me shfaqjen e saj të dritave mund të përjetohet më së miri në villat me çati qelqi nën qiell të hapur.

E vendosur gjashtë kilometra nga qyteti turistik i Levit, çdo villë ka një aneks kuzhine, banjo dhe një krevat dopio.

Dritaret janë të izoluara mirë që brenda të ofrojnë ngrohtësi, keni edhe oxhakun për të krijuar një atmosferë dhe një ambient më intim për ju dhe familjen tuaj.

A keni menduar t’i kaloni pushimet ndonjëherë në një shtëpi-pemë?

Në Peru, keni mundësi të flini nën tingujt e shiut të rrëmbyeshëm të pyllit të Amazonës.

Tetë shtëpi-pemë janë në dispozicion të turistëve, të cilët mund të arrijnë deri atje duke udhëtuar për rreth një orë përmes varkave.

Shtëpitë variojnë nga 34 deri në 67 metra katrorë, ndërsa me çati mesatarisht 18 metra në diametër.

Shtëpitë janë të lidhura me njëra tjetrën përmes vendkalimeve të cilat të qojnë deri tek shtëpia kryesore e cila furnizon me ushqime tradicionale Peruviane.

Mysafirët kanë edhe ciceronët e tyre personal ku përfshihen ekskursionet dhe udhëtimet e ndryshme në pyjet e Amazonës.

A keni dëgjuar për një pallat të tërin nga kripa?

Një të tillë mund ta gjeni në Bolivi.

“Pallati i kripës” është një atraksion turistik, një pallat luksoz në mes të shkretëtirës Boliviane.

Pothuajse çdo gjë në hotelin 48,500 metra katror është e bërë nga kripa, duke përfshirë ndërtimin dhe mobilimin.

Dritaret e dhomës së ngrënies ofrojnë një pamje panoramike të kateve nga kripa.

Diku është eshtë edhe një hotel në aeroplan. Gjendet në Costa Rika.

Hoteli “Costa Verde” me lokacion në pyjet tropikale të Costa Rikës mund të ofroj qëndrim për vizitorët me hapësirë të përbërë nga dy dhoma.

Aeroplani Boeing 727 është kthyer në një bujtinë luksoze për turistët që vizitojnë Costa Rikën.

Avioni 50 metra i gjatë ka të dy dhomat me ajër të kondicionuar, dhe nga një banjo për secilën. Dritaret ofrojnë pamje të veçanta nga xhungla dhe oqeani./OxygenPress.info

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu