Disa nga ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni në mëngjes

0
94

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm, e si i tillë nuk duhet evituar asnjëherë.

Por, duhet pasur kujdes se cfarë të hahet. Më poshtë gjeni ushqimet që nuk duhen konsumuar në mëngjes.

Proshutë dhe sallam

Mishi i përpunuar ka nitrate, të cilat janë të lidhura me kancerin. Instituti për Kërkimet e Kancerit (ICR), pak kohë më parë publikoi një listë me dhjetë gjërat që duhen reduktuar për të ulur rrezikun e kancerit dhe një prej tyre ishte eliminimi i nitrateve.

Drithëra me sheqer      

Disa drithëra janë plot me karbohidrate dhe me sheqer. Si mund ta bësh dallimin? Kur i ha, sheqeri fillon të kërcasë në dhëmbë. Nëse nuk do që energjia të të bjerë që në fillim të ditës, atëherë duhet t’i eliminosh këto lloj drithërash. Një opsion tjetër? Shto në një filxhan me kos arra për më shumë proteina dhe fibra.

Pastashuta

Jo vetëm për shkak të përbërjes, por edhe sepse kanë shumë sheqer në përbërjen e tyre. Sheqeri është mënyra më e keqe për të nisur ditën, sepse ndikon drejtpërdrejt në rritjen e sheqerit në gjak. Sanduiçë të përgatitur në mikrovalë- Ndër to ka edhe opsione të shëndetshme, por pjesa më e madhe mbushen me kimikate të pashëndetshme nga mikrovala apo sende të ngjashme që përdorin fast food-et.