Disa lundërza në akuarium rezultojnë me COVID-19

0
478

Lundërzat në një akuarium në Xhorxhia kanë rezultuar pozitive me koronavirusin e ri, deklaroi kopshti zoologjik.

Akuariumi i Xhorxhias tha se lundërza aziatike kanë dalë pozitive për SARS-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19.

“Ato filluan të përjetonin simptoma të lehta të frymëmarrjes duke përfshirë teshtitjen, rrjedhjen e hundëve, letargjinë e lehtë dhe kollitjen” theksuan burimet në një njoftim për shtyp.

“Ato nuk janë në shfaqje për publikun dhe po ndiqen prapa skenave nga ekipet ekspertë të shëndetit dhe kujdesit për kafshët e Akuariumit”, shton deklaratën pa specifikuar se sa lundërza u prekën.

Tonya Clauss, nënkryetar i shëndetit të kafshëve dhe mjedisit në Akuariumin e Xhorxhias, tha se lundërzat ishin “nën monitorim të afërt” dhe po tregonin vetëm simptoma të lehta.

“Ne presim që të gjithë të rikuperohen plotësisht”, tha Clauss.

Akuariumi tha se lundërzat besohet të kenë marrë infeksionin nga një anëtar i stafit asimptomatik duke shtuar se kafshët nuk kanë kontakt të drejtpërdrejtë me vizitorët./ATSH