Disa lagje në Prishtinë pa ujë të pijshëm shkaku i një intervenimi

0
87

Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a

Si shkak i një rrjedhje uji në gypin e Badocit me diametër fi 630 mm, në rrugën ” Shaqir Igrishta” , ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes janë të detyruar të intervenojnë për të sanuar atë dhe janë në vendin e ngjarjes.

Si shkak i këtij intervenimi pa ujë të pijshëm mund të mbesin disa objekte të zonës së Mati 1, rruga ” Muharrem Fejza” , disa objekte të Tregtisë dhe zona jug, lindje dhe perëndim e lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë, ( tash për tash ka furnizim me ujë , por përgjatë intervenimit mund të detyrohemi të ndërprejmë furnizimin me ujë për zonat e lartëcekura).

Deri në sanimin e defektit, kërkojmë mirëkuptim!