Disa fakte që nuk i keni ditur për ikonën e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushën

0
157

Veprimtaria muzikore 40 vjeçare e Nexhmije Pagarushës, është  aq e gjerë  sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera, por pati karrierë të suksesshme edhe si aktore, si në film ashtu edhe në teatër.

Namin e muzikës popullore shqipe e përhapi në shumë vende të botës, ku interpretoi me ansamblin “Shota”.

Ndër rreth 150 këngët që ka interpretuar, mbetet e paharruar “Baresha”, e kompozuar nga bashkëshorti i saj Rexho Mulliqi dhe me tekst të Rifat Kukajt, por edhe, “Ani mori nuse”, “Zambaku i Prizrenit”, “E dehur jam” dhe shumë të tjera.

Ajo është e njohur si një grua e cila gjatë gjithë karrierës së saj i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut të saj përmes artit.

Ajo asnjëherë nuk ka pranuar të këndoj diçka që i tejkalon vlerat tona e të lë pas dore muzikën e mirëfilltë shqipe, këtë më së miri e dëshmon anulimi i një koncerti në Maqedoni, ku i është kërkuar të këndoj në gjuhën serbe dhe zonja Nexhmije është larguar nga skena dhe nuk ka kënduar fare.

1.Në vitet e rinisë Nexhmija ka kënduar vepra të përkthyera nga Bethoven, Verdit e shumë emra të mëdhenj.

  1. Ajo edhe sot konsiderohet si një grua shumë e saktë. Ajo, gjatë kohës sa ishte nëpër turne nuk është vonuar kurrë, madje as në prova nuk është vonuar asnjëherë.

Gjatë gjithë karrierës së saj ka kënduar mbi 150 këngë

  1. Kënga më e njohur e saj është “Baresha”, të cilën e ka kompozuar burri i saj Rexho Mulliqi.
  2. Nexhmija është krahasuar me yjet më të mëdha botërore, sa ishte në shkollë në Beograd, madje atë e kanë krahasuar me zërin e rrallë francez Zhyliet Greko. Poashtu profesorët e shkollës së muzikës kanë thënë se është ofendim ta krahasojmë Nexhmijen me ndonjë emër tjetër, sepse zëri i saj është i rrallë.
  3. Përveç muzikës ajo ka qenë edhe aktore. Ka luajtur në shumë filma dhe është cilësuar nga regjisorët si një aktore e përkryer.
  4. Ka mbajtur koncerte në vende të ndryshme të botës, si në Irazel, Bullgari, Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe në Kosovë e Shqipëri pa dyshim.
  5. Frika më e madhe e saj është aeroplani.

9.Idhulli i saj i përjetshëm ka qenë gjithmonë babai i saj, i cili ishte mësues me profesion, dhe siç  ka thënë Tariku vëllau i saj, gjithmonë do t’i falënderohet atij për suksesin e saj.

  1. E ka anuluar një koncert në momentin e parë që ka dalë në skenë në Maqedoni, pasi që publiku ka filluar të bërtas dhe të mos e lejoj të këndoj shqip. Ata i kanë kërkuar të këndoj në gjuhën serbe por Nexhmija i ka mbyllur perdet e skenës dhe është larguar, duke e refuzuar menjëherë kërkesën e tyre.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu