Disa fakte aktuale shkencore për vaksinat Anti-Covid-19, të cilat duhet t’i ketë parasysh secili

0
123

Nga Armend Agolli

Disa fakte aktuale shkencore për vaksinat Anti-Covid-19, të cilat duhet t’i ketë parasysh secili Komision përgjegjës për fushatë të vaksinimit në secilin shtet.

PERSONAT QË E KANË KALUAR SËMUNDJEN NUK REKOMANDOHET TË VAKSINOHEN DERISA TË KALOJNË 6 MUAJ NGA SËMUNDJA.

1. Asnjëra vaksinë e licencuar nuk guxon të aplikohet nën moshën 16-vjeçare. Ajo e Astra Zeneca vetëm mbi 18 vjeç.
2. Vaksina e Astra Zeneca ende nuk është licencuar për personat mbi 65 vjeç prandaj edhe nuk guxon ende t’u jipet këtyre personave.
3. Për secilën vaksinë për të krijuar imunitet të mjaftueshëm kundër sëmundjes së Covid-19 nevojiten të aplikohen dy doza në intervale të ndryshme (varësisht nga prodhuesi).
4. Pas imunizimit të plotë nga secila vaksinë e licencuar, organizmi krijon mjaftueshëm imunitet për të mos e zhvilluar formën e rëndë klinike të sëmundjes dhe evitohen poashtu simptomat e rënda të sëmundjes, në këtë mënyrë evitohet hospitalizimi.
5. Pas imunizimit të plotë (pra dy doza të vaksinës) nuk ka nevojë të kontrollohet niveli i antitrupave në organizëm.
6. Personat që e kanë kaluar Covid-19 nuk rekomandohet që të vaksinohen deri në 6 MUAJ pas kalimit të sëmundjes. Sipas të dhënave të studimeve të fundit dhe rekomandimeve të Komisionit për vaksinim të Institutit Robert Koch (STIKO) personave që e kanë kaluar sëmundjen ju nevojitet vetëm një dozë e vaksinës.
7. Nga muaji Korrik, kur edhe pritet që do të ketë mjaftueshëm vaksina për secilin që dëshiron të vaksinohet, personat e vaksinuar do të pajisen me kartelë të vaksinimit dhe do të kenë privilegje të caktuara në krahasim me ata që nuk dëshirojnë të vaksinohen.
8. Nga vaksinimi i deritanishëm nuk është raportuar asnjë rast vdekjeje që lidhet drejtpërdrejt me vaksinat Anti-Covid-19. Një studim i cili i ka përcjellur 526 mijë të vaksinuar ka treguar që vetëm 15 persona është dashur të hospitalizohen për shkak të reaksioneve anësore, 4 nga ata me formë të rëndë klinike të sëmundjes (studimi është kryer në këtë rast me vaksinën e Biontech/Pfizer).
Prandaj vaksinimi duhet të bëhet prioritet TOP 1 i qeverisë së re të Kosovës, në mënyrë që vendi t’i kthehet në verë normalitetit të plotë!

Huazuar nga Dr. Sokol Sadiku