Dikur ishte profesion zgjimi i të tjerëve në mëngjes

0
237

Përpara se të ekzistonin orët më alarm të cilat na zgjojnë në mëngjes, në Britani ekzistonin njerëz të cilët kishin për detyrë të zgjonin të tjerët dhe kjo cilësohej si punë normale në atë periudhë.

Më trokitje në dritare. Kjo ishte punë e vërtetë dhe ata quheshin “ zgjuesit me trokitje”.

Riçard Xhons, një historian nga Londra thotë se nga viti 1800 deri në vitin 1960, trokitja bëhej në dritare përmes një Shkopi. Kjo është periudha kur njerëzit filluan të punonin nëpër fabrika. Duhet të zgjoheshin herët për të arritur në kohë turnin e tyre. Në qytetet si Londra, Mançesteri dhe Birmingam, zgjuesit përdornin shkopinj shumë të gjatë për të arritur dritaret dhe në majë të këtyre shkopinjve kishte si një grep metalik, që në fakt luanin rol shumë efektiv.

Nëse nuk zgjoheshin me të parën, atëherë Zgjuesit me Trokitje bënin një lloj gërvishtje në dritare, njësoj sikur kalon thonjtë në mur. Disa Zgjues me trokitje gjuanin me kokrriza në dritare.

Për të bërtitur “ zgjohuni” nuk bërtisnin dot, sepse sigurisht duhej të zgjoheshin punëtorët e fabrikave dhe jo të gjithë fqinjët.

Pyetja e madhe është, po Zgjuesin me trokitje kush e zgjon? Sipas historisë ai që ishte përgjegjës për të zgjuar të tjerët ndonjëherë nuk flinte aspak gjatë tërë natës, sepse nuk dëshironte të rrezikonte.