“Diçka për gjuhën tonë rome, datat dhe vitet më të rëndësishme nga zyrtarizimi”

0
521

Nga Denis Galushi

21 Shkurti – Dita Botërore e Gjuhës Amtare

Diçka për gjuhën tonë-rome, datat dhe vitet më të rëndësishme nga zyrtarizimi, e deri tek ndërkombëtarizimi saj.
Gjithçka filloi me:
5 NËNTOR 2009
– Dita Botërore e Gjuhës Rome u festua për herë të parë më 5 nëntor 2009 në Zagreb me iniciativën e Shoqatës për Promovimin e Arsimit të Romëve në Republikën e Kroacisë, “Kali Sara”.
– Është zgjedhur si data përkujtimore e 5 nëntorit për nder të ditës në të cilën u botua fjalori i parë Romisht – Kroatisht dhe Kroatisht- Romisht i autorit Veljko Kajtazi në vitin 2008 nga Shoqata për Promovimin e Edukimit të Romëve në Republikën e Kroacisë “Kali Sara” nga Zagrebi dhe Departamenti i Studimeve Orientale në Fakultetin e Shkencave Humane dhe Sociale në Zagreb.
– Vitin tjetër, në vitin 2009, u mbajt në të njëjtën ditë Simpoziumi i parë për Romët, i cili mblodhi, nga e gjithë bota, KARTA dhe DEKLARATA të Simpoziumit me rastin e Ditës Botërore të Gjuhës Rome, e nënshkruar nga të gjithë pjesëmarrësit, përfshirë përfaqësuesit e Unionit Ndërkombëtar të Romëve (IRU).
– Dita Botërore e Gjuhës Rome ka vazhduar të festohet edhe sot e kësaj dite. Në atë ditë, në Zagreb, dy çmime për arritje të jetës – “Ferenc Sztojka” dhe “Shaip Jusuf”, janë emëruar nga më të mëdhenjtë që filluan standardizimin e gjuhës rome.
ÇFARË NDODHI NË 2012?
– Më 25 maj 2012, Parlamenti Kroat, me propozimin e deputetit Veljko Kajtazi, pranoi Konkluzionin për Mbështetjen e Nismës Ndërkombëtare për Themelimin e 5 Nëntorit si Dita Botërore e Gjuhës Rome, e mbështetur njëzëri nga të gjithë anëtarët e Parlamentit Kroat.
– Parlamenti Kroat atëherë ftoi Qeverinë e Republikës së Kroacisë dhe të gjitha ministritë përkatëse dhe organet e tjera të administratës shtetërore, vetëqeverisjet lokale dhe rajonale, institucionet shkencore, mediat dhe organizatat të kontribuojnë në popullarizimin dhe standardizimin e gjuhës rome dhe të ruajnë identitetin kulturor dhe kombëtar të romëve.
– Në të njëjtin vit, kur u mbajt Simpoziumi i Ditës Botërore të Gjuhës Rome – 05.11.2012. për herë të parë, është mbajtur një ligjëratë në gjuhën rome në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, ku edhe sot e kësaj dite vazhdon lënda fakultative e romastikës.
ÇFARË NË 2015?
Me 7 nëntor 2015, Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s pranoi iniciativën e Republikës së Kroacisë dhe shpalli zyrtarisht 5 nëntorin si Ditën Botërore të Gjuhës Rome.
Mocioni u miratua, pa asnjë diskutim!
E ÇFARË NË 2019?
-Në dhjetë vjetorin e shënimit të Ditës Botërore të Gjuhës Rome, është emruar një park i qytetit të Zagrebit me emrin: “Park 5 studenoga, svetski dan romskoga jezika”, (Parku i 5 Nëntorit, Dita Botërore e Gjuhës Rome).
– Poashtu, në Akademinë e Shkencave të Kroacisë, është mbajtur akademia përkujtimore e 5 Nëntorit, ku morrën pjesë figurat më të larta shtetërore të Kroacisë, ku edhe janë ndarë çmimet “Ferenc Sztojka” për znj. Ramiza Mehmedi nga Kroacia dhe “Jusuf Shaip”, për znj. Ljiljana Kovaçeva nga Maqedonia.
P.S.
“Shenjat e civilizimit të një populli janë:
1. si kujdeset ai për drunjtë e tij,
2. si kujdeset ai për fëmijët dhe pleqtë
3. si sillet ai me gjuhën e tij.
Por gjuha është më e rëndësishme. Është detyrë e tij që ta ruaj dhe ta kultivoj atë si vlerë kulturore dhe si tipar identiteti”
Erwin Chargaff
Angali – Përqafime – Hugs