“Dhuro një libër, dhuro një të ardhme”

0
479

Qendra kulturore dhe filozofike “Akropoli i Ri” në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, sjell aktivitetin “Dhuro një libër, dhuro një të ardhme”. Në kuadër të këtij aktiviteti do të mblidhen libra të ndryshëm nga qytetarët, të cilët pastaj do të dhurohen tek disa prej Shkollave të Komunës së Prishtinës, të cilat kanë nevojë për një bibliotekë më të pasur.

Librat mund të i dërgoni tek Qendra “Akropoli i Ri” e cila gjendet në Prishtinë, rr.Afrim Vitija (prapa Teatrit Kombëtar), nr 19.Mund të telefononi, ose shkruani tek ky event, të tregoni lokacionin tuaj dhe do të vijnë tek ju për t’i marrë.

Çdo libër është i mirëseardhur, për çdo moshë dhe i çdo lloj tematike. Librat në fund do të klasifikohen dhe do të dhurohen tek bibliotekat përkatëse dhe nëse dhurohen edhe libra të tjerë të përshtatshëm për mosha më të rritura, do ofrojnë tek Shtëpia e të Moshuarve.

Leximi ndriçon mendjen dhe të ardhmen e çdo populli. Le të krijojmë këtë mundësi për ata që momentalisht nuk e kanë.